Policia e Shtetit dhe Europol, dakordësi për rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve në përballje me krimin e organizuar

schedule18:50 - 12 Qershor, 2024

schedule 18:50 - 12 Qershor, 2024

Policia e Shtetit dhe Europol bien dakord për rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve, në kuadër të përballjes me krimin e organizuar

Në kuadër të Konferencës së 51-të Rajonale të INTERPOL-it për Europën, që po zhvillon punimet në Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku zhvilloi një takim me z. Jean-Philipe Lecouffe, Zëvendësdrejtor Ekzekutiv i Europol-it.

Gjatë takimit u theksua bashkëpunimi shumë i mirë mes Policisë së Shtetit dhe Europol-it, si dhe u ra dakord për rritjen e shkëmbimeve në ndihmë të përpjekjes së përbashkët për goditjen e krimit të organizuar.

Rrumbullaku e falënderoi drejtuesin e Europol-in për kontributin e dhënë në disa operacione të përbashkëta, ndërsa nënvizoi rëndësinë që ka për Shqipërinë vazhdimi dhe intensifikimi i mëtejshëm i ndërveprimit mes agjencive të zbatimit të ligjit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!