Policia e Kosovës e konfirmon: Vriten tre sulmues në veri

schedule16:45 - 24 Shtator, 2023

schedule 16:45 - 24 Shtator, 2023

KOSOVË- Policia e Kosovës e ka konfirmuar vrasjen e tre sulmuesve në Banjskë të Zveçanit dhe arrestimin e një tjetri. Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se i ka arrestuar katër persona tjerë të dyshuar, të cilët posedim radiolidhje, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armëve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.

Në orët e para të së dielës, si pasojë e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, është vrarë një zyrtar i këtij institucioni dhe dy të tjerë janë plagosur.

“Sipas informatave zyrtare nga terreni gjatë shkëmbimit të zjarrit konfirmohet vrasja edhe e dy sulmuesve të tjerë, të cilët kanë qenë të maskuar, të uniformuar dhe të armatosur rëndë, e po ashtu konfirmohet edhe arrestimi i një sulmuesi të uniformuar dhe të armatosur. “, njofton policia e Kosovës.

Më vonë edhe një zyrtar tjetër policor ka pësuar lëndime të lehta. Policia ka thënë se situata vazhdon të jetë e tensionuar dhe se ende ka të shtëna me armë zjarri në atë pjesë./n.m. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!