Policia e Kosovës arreston 4 persona në veri të Mitrovicës për vrasjen e Ivanoviçit

schedule10:12 - 23 Nëntor, 2018

schedule 10:12 - 23 Nëntor, 2018

Katër persona janë arrestuar në veri të Mitrovicës nga policia e Kosovës. Ata dyshohen të jenë të përfshirë në vrasjen e politikanit Oliver Ivanovic. Menjëherë pas arrestimit të tyre në orët e para të mëngjesit serbët e veriut janë mbledhur në shesh, duke kërkuar lirimin e tyre.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm një aksion në Mitrovicën e Veriut. Mediat në Kosovë dhe ato serbe raportojne se janë arrestuar katër të dyshuar, kurse burime të pakonfirmuara ende zyrtarisht thonë se arrestimet kanë të bëjnë me vrasjen e Ivanoviçit.

Pas këtij aksioni janë lëshuar alarmet në Mitrovicën e Veriut, dhe qytetarët kanë filluar të dalin në rrugë.

Televizioni publik serb RTS citon Igor Simic, udhëheqësin e Listës Serbe i cili konfirmon se janë arrestuar dy persona.

Dragisha Markovic është një nga të arrestuarit. Ai është pjesëtar i Policisë së Kosovës po punonte në hetimet për vrasjen e Ivanovic. Po ashtu, sipas RTS-së, i arrestuari tjetër është Marko Rosic. Dy të tjerët janë Nedeljko Spasojevic, dhe Sasa Curçiç. /abcnews.al