Policia e FNSH operacion “blic” në 7 qytete, shoqërohen 30 persona

schedule09:33 - 20 Maj, 2020

schedule 09:33 - 20 Maj, 2020

Policia e Shtetit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) në bashkëpunim me disa prokurori kanë organizuar operacion antidrogë në disa qytete.

Burime për ABC News njoftojnë se kanë nisur kontrollet me dron për të gjetur parcelat me Cannabis.

Në kuadër të këtij operacioni janë shoqëruar deri tani 30 persona, kryesisht janë persona që kanë qenë më parë të skeduar nga policia për kultivimin e kanabisit.

Operacioni po kryhet në Shkodër, Berat, Korçë, Gjirokastër, Fier, Vlorë dhe periferia e Tiranës./abcnews.al