“Policia e FNSH në terren”, Koka: Ne sot jemi si Kina dhe Italia, nuk e ndal aksioni i policisë koronavirusin

schedule22:27 - 11 Mars, 2020

schedule 22:27 - 11 Mars, 2020

Kryeqyteti mbrëmjen e kësaj të mërkure ka qenë në survejimin e postobllqeve të ngritura në disa pika kyçe në hyrje të qytetit ku forcat e policisë dhe ustrisë kanë bërë kontrollin e disa makinave.  Në një lidhje për emisionin Byro Politike, gazetari Maksi Rama ka raportuar se postoblloqet janë ngritur në disa zona të kryeqytetit ku efektivët e policisë të shoqëruar nga ushtria kanë ndaluar makinat dhe i kanë pyetur drejtuesit e tyre në lidhje me historikun e tyre të lëvizjes.

“Pas ndalimit policia i pyet drejtuesit e automjetët ku kanë qenë dhe ku kanë udhëtuar dhe fokusi është për të identifikuar personat që kanë qenë në Itali. Në fillim ato i pyesin pastj bëjnë edhe verifikimin në sistemin Tims. Fukusi i kontrolleve lidhet më shumë për të identifikuar nëse kemi të bëjmë me persona që kanë udhëtuar së fundmi në Itali”.

Ndër të tjera gazetari  i abcnews.al bën me dije se gjatë momentin që ato marrin në pyetje drejtuesit e makinave janë të pajisur me maska dhe me doreza.

Ndërkohë nga ana tjetër Bledian Koka e ka cilësuar një propagandë të shtuar qeveritare të gjithë këtë aksion. Në studion e emisionit Byro Politike me Juli Xhakoxhi, Koka është shprehur se masat e marra janë ekstreme dhe janë të njëjta me masat e marra në Kinë që është vendi i parë i infektuar dhe gjatë ditëve të fundit në Itali për shkak të numrit të shtuar të viktimave.

Sipas tij një vendim i tillë  në një analizë të thjeshtë tregon se situata në Shqipëri është shumë serioze.

Ku i kemi parë ne këto lloj masash kaq ekstreme në Itali dhe në Kinë. Masa ku ndalohet shërbimi urban, ku policia e ushtria del në rrugë nesë ne e marrim të mirëqenë analizën që po bëhet do të thotë se situata në Shqipëri është serioze, pasi deri para dy javësh ku të gjithë kërkonim që të mbyllej kufiri me Italinë dhe të merreshin masat na thuhej dse po përhapni panik dhe pas dy javësh ne po marrim të njëjtat masa si Kina që është vendi i parë i infektuar dhe Italia. Kjo që po shikojmë është një informacion propagandë.

Ne jemi sot Kina dhe Italia dhe qytetarët duhet ta dëgjojnë kjo tregon papërgjeghshmerinë e tyre, dhe me aksione përpiqen që të ndalojnë koronavirusin. Ministria e Arsimit vendosi që të ndërpresë mësimin, ndërkohë para dy javësh një shkollë private e mori këtë vendim por vetëm se ishte një vendim jashtë porpagandës ju hoq liçenca po për këtë shkollë çfarë mund të thuhej do i kthehet liçenca. A e dinë këto që bëjnë masa se punjësit e një Fasonerie kanë dalë në protestë dhe nuk kanë marrë asnjë masë, a e dini se një pjesë e madhe e punonjësve të postës shqiptare janë të terrorizuar pasi një pjesë e madhe e pakove vijnë nga Kina. Kjo nuk është një gjë që shuhet,” tha Koka.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!