Policia e Elbasanit nën akuzë, heshtën për kanabizimin, priten arrestime të bujshme

schedule14:40 - 13 Korrik, 2021

schedule 14:40 - 13 Korrik, 2021

20 zyrtare të ndryshëm të cilët kanë për detyrë të monitorojnë kultivimin e lëndëve narkotike në qarkun e Elbasanit janë nën hetim nga prokuroria e Elbasanit dhe SHÇBA.

Burime zyrtare kanë bërë të ditur ekskluzivisht se hetimet janë në fazën finale dhe se mund të ketë arrestime për sa i përket kësaj çështje.

Të njëjtat burime thanë se hetimet kanë gati tre muaj që kanë nisur dhe ka prova se zyrtar të lartë kanë mbështetur trafikantët  e lëndëve narkotike për të kultivuar në 7 bashkitë e  Elbasanit kanabis.

Siç mësohet nga burime zyrtare personat nën hetim nuk kanë sinjalizuar për parcelat me hashash në qarkun e Elbasanit, një pjesë e së cilave është shkatërruar dhe po punohet për arrestimin e tyre.

Të njëjtat burime pohuan se mes 20 personave që janë vënë  nën hetim ka edhe zyrtarë të lartë të policisë, bashkive njësive administrative etj.

Ndërkohë, SHÇBA në një reagim për mediat e mohon një lajm të tillë, duke thënë se qarku i Elbasanit klasifikohet në nivel me risk të ulët sa i përket kultivimit të bimëve narkotike.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!