Paralajmërimi i Ramës, policia e Durrësit aksion përgjatë vijës bregdetare, sekuestron çadra në disa subjekte

schedule10:16 - 30 Qershor, 2021

schedule 10:16 - 30 Qershor, 2021

Policia e Durrësit, ka nisur aksion përgjatë vijës bregdetare për të verifikuar gjitha ato subjekte që janë të vendosura pa leje.

Lexo edhe: Masakër në Velipojë, ekzekutohen 4 persona pas sherrit për shezlongët

Gjithashtu bëhet me dije se aksioni synon të verifikojë nëse plazhet private përmbushin standardet dhe rregulloren e përcaktuar nga Ministria e Turizmit dhe e Shëndetësisë.

Lexo edhe: Pas Velipojës dhe Drimadhes, tjetër konflikt për shezlongët në Ksamil, policia rrethon çadrat

Në terren janë dy grupe të Policisë Bashkiake dhe të Policisë së Shtetit.

Ndërsa mësohet se kontrolli është duke u zhvilluar nga Përroi i Agait deri tek Shkëmbi i Kavajës.

Lexo edhe: Përcillet për në banesën e fundit Musaen Zeneli, viktima më e pafajshme e masakrës së Velipojës

Deri më tani janë sekuestruar çadrat e 3 subjekteve, përgjatë kësaj vije bregdetare ku edhe po zhvillohet aksioni. Ky aksion vjen pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama në konferencën e zhvilluar të mërkurën, ku deklaroi se bizneset të cilët kanë zënë hapësira në bregdet në kundërshtim me ligjin, të largohen ose do të largohen nga strukturat përkatëse.

Kujtojmë se javët e fundit, hapësira e plazheve ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të konflikteve të zhvilluara mes pronarëve të bizneseve, të cilat janë përshkallëzuar deri në përplasje me armë.

“Velipoja” ishte ngjarja që kulmoi plagosjen e dy personave dhe me vdekjen e katër të tjerëve, mes viktimave ishte i riu, Musaen Zeneli i cili sapo kishte nisur punë në një nga këto subjekte, por që humbi jetën pas një plumbi të marrë në zemër gjatë përplasjes me armë.

Gjithashtu edhe jugu u kthye në qendër të vëmendjes, pasi gjatë natës një biznesi në Drimadhë iu dogjën rreth 60 shezlongë, edhe pse pronari i biznesit, Bilbil Domi deklaroi se nuk kishte pasur konflikte me njeri./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!