Policia e Çikagos publikon pamjet kur oficeri qëllon për vdekje një 13-vjeçar

schedule08:20 - 16 Prill, 2021

schedule 08:20 - 16 Prill, 2021

Policia e Çikagos ka publikuar pamjet grafike të një oficeri që qëlloi për vdekje një djalë 13-vjeçar në një rrugicë të errët.

Videoja tregon policin duke bërtitur “Hidhe atë” përpara se të qëllonte Adam Toledon me armë në gjoks, më 29 mars.

Djali nuk duket se mbante armë në momentin kur u qëllua, por videoje e policisë tregonte një pistoletë në vendin ku ai u vra.

Protesta të vogla u zhvilluan të enjten mbrëma në Çikago, disa orë pasi kryetari i bashkisë bëri thirrje për qetësi.

Publikimi i videos me të shtëna fatale nga policia, ndjek ngjarjen e Daunte Wright, një 20-vjeçari me ngjyrë që u vra nga një oficere në Minneapolis. Vrasja e këtij të fundit ka shkaktuar protesta të dhunshme, ndërsa qyteti është në pritje të vendimit për Derek Chauvin, oficeri i akuzuar për vdekjen e George Floyd në maj të vitit të kalur./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!