Policia del natën për “gjah” dhe bën “namin” me gjoba

schedule23:54 - 20 Shtator, 2021

schedule 23:54 - 20 Shtator, 2021

Mbrëmjen e sotme, policia rrugore njofton se nga monitorimi në rrugën interurbane Tiranë – Durrës-Tiranë ka pezulluar 9 leje drejtimi, për shpejtësi që varionin nga 133 km/h deri në 147 km/h, ndërsa ka vendosur masa administrative nga 6.000 lekë deri në 10.000 lekë të rinj. Po gjatë monitorimit janë vendosur 24 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara deri në 4000 lekë.

NJOFTIMI I PLOTE

Në rrugën interurbane Tiranë – Durrës/Siguria Rrugore një ndër prioritet kryesore të Policisë së Shtetit.
Policia Rrugore e Tiranës ? me radarë?, 24/7 për të parandaluar aksidentet rrugore.
Gjatë orëve të mbrëmjes si rezultat i monitorimit në rrugën interurbane Tiranë – Durrës-Tiranë janë pezulluar 9 leje drejtimi nga 1 deri në 3 muaj, për shpejtësi që varion nga 133 km/h deri në 147 km/h dhe masa administrative nga 6.000 lekë deri në 10.000 lekë të rinj.
Po gjatë monitorimit janë vendosur 24 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit, vetëm me masë administrative deri në 4000 lekë të rij secilin prej tyre.
Ndërsa gjatë fundjavës shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë organizuar kontrolle të shtuara në akset rrugore me “risk” për aksidente rrugore, si rezultat i shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe zonat e njohura për konsumin e alkoolit në kryeqytet.
Nga kontrollet parandaluese, përgjatë fundjavës janë:
• Arrestuar 12 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.
• Proceduar penalisht 5 drejtues mjetesh dhe motomjetesh të pa pajisur me leje drejtimi.
• Proceduar penalisht 2 drejtues mjetesh për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Po gjatë fundjavës janë pezulluar 35 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara e për drejtim mjetin nën efektin e alkoolit.
Policia e Shtetit apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor për të mbritur në destinacion ? të sigurt dhe me patentë në xhep.
Në çdo aks rrugor, ka patrulla të Policisë Rrugore me ????.
#❌Shpejtësisë???️ ❌Alkoolit??
#Radari ?Drageri?DhePolici??TëShpëtojnëJetën

/ Abcnews.al