Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia blindon Niklën, Imer Krrashi mik me Marklen Hakën/ Kontrolle në disa banesa, gjendet një tjetër armë

schedule20:17 - 5 Tetor, 2025

schedule 20:17 - 5 Tetor, 2025

Mesditën e sotme, një skenë si nëpër filma ndodhi në zonën e Liqenit të Thatë, ku 31 vjeçari Imer Krrashi tentoi t’i shpëtojë policisë duke aksidentuar 9 makina dhe një motoçikletë.

Gazetarja Bleona Sari raporton për ABC News se 31 vjeçari Imer Krrashi, përdorte edhe emrat Imer Masha dhe Imer Uka.

Ai është emër i njohur pasi njihej si “i forti i Niklës” dhe është akuzuar më parë për vjedhje me dhunë, kanosje, mosbindje dhe plagosje e lehtë.

Ndërkohë që, Policia dhe Forcat Shqiponja kanë blinduar Niklën duke kryer kontrolle tek miqtë dhe bashkëpunëtorët e Imer Krrashit. Kontrolle janë kryer gjithashtu edhe tek banesa e të arrestuarit dhe në zonën përreth. Sipas burimeve deri më tani është gjetur edhe një armë tjetër.

Sakaq, Imer Krrashi njihet edhe si shok I ngushtë me Marklen Hakën, një eksponent tjetër në botën kriminale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!