Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është gjobitur ditën e sotme në Durrës, pasi u konstatua nga policia pa maskë. Pas një debati që pati me policinë, Kryemadhi e firmosi fletën e gjobës dhe vijoi më tej me banorët e prekur nga tërmeti.
Në fletën e gjobës, Monika Kryemadhi shkroi: “Do t’ia çjerrim maskën Edi Ramës me 25 prill 2020.”
Në foton e gjobës së siguruar nga Abc, bien në sy dy gjëra:
Së pari Kryemadhi ka bërë një lapsur sepse zgjedhjet janë në 2021 dhe së dyti policia e ka ndëshkuar me 3000 lekë gjobë. Por kjo nuk është hera e parë që Kryemadhi gjobitet, dhe për përsëritësit gjoba rritet në 5 mijë lekë.
Kryetarja e LSI u gjobit edhe gjatë një takimi, në të cilin ka qenë e shoqëruar me ish-deputeten Floida Kërpaçi, ku janë filmuar nga efektivët. s.b/abcnews.al/