Mëngjesin e sotëm në orën 05:30 policia maqedonase ka bastisur shtëpinë e deputetit të VMRO-DPMNE Jovan Jaulevski.
Vetë deputeti Jaulevski nëpërmjet Facebook ka njoftuar se shtëpia e tij është bastisur nga policia financiare, shkruan INA.
“Nuk kemi frikë nga ju, sot do të përfundojë regjimi hibrid!
Nga ora 5:30 deri në këtë moment Policia Financiare më ka bastisur shtëpinë dhe e ka kontrolluar” ka deklaruar deputeti Jovan Jaulevski./ Abcnews.al