Policia amerikane qëlloi një tjetër afro-amerikan, protestuesit i vënë flakën qytetit

schedule10:59 - 25 Gusht, 2020

schedule 10:59 - 25 Gusht, 2020

Vijojnë revoltat në Kenosha, Wisconsin ku protestuesit u kanë vënë flakën ndërtesave pas plagosjes nga policia të një burri me ngjyrë.

Forcat e policisë janë përplasur me protestuesit, që kanë kundërshtuar shtetrrethimin e vendosur, të , të hënën mbrëma deri në mëngjesin e së martës në Kenosha, SHBA.

Përplasjet ndodhën një bllok larg vendit ku policia qëlloi me armë në drejtim të afro-amerikanit  thikë Jacob Blake, të dielën, shkruan agjencia Reuters, përcjell abcnews.al

Lexo edhe: Shokuese në SHBA, afro-amerikani në gjendje të rëndë pasi qëllohet nga policia

Blake, 29 vjeç, u mbijetoi nga të shtënave dhe pas operacionit ndodhet në gjendje të qëndrueshme, tha babi i tij për mediat të hënën.

Por incidenti, i fundit në një mori rastesh që ngrënë shqetësimin për mënyrën sesi policia amerikane trajton afro-amerikanët në vend, shkaktoi zemërim dhe indinjim mes banorëve në qytetin Kenosha rreth 40 milje në jug të Milwaukee.

Të shtënat ndodhën tre muaj pas ngjarjes së 25 majit kur afro-amerikani George Floyd humbi jetën në duart e policisë së Minneapolis-it.

Aktivistët e lëvizjes “Black Lives Matter” po kërkojnë tashmë pushimin e menjëhershëm ose arrestimin e oficerëve të përfshirë në të shtëna, të cilët janë vendosur në leje administrative. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!