Policia arreston një person të akuzuar për vjedhjen e qindra dorëshkrimeve të librave të pabotuar

schedule01:50 - 7 Janar, 2022

schedule 01:50 - 7 Janar, 2022

Një shtetas italian që dyshohet se imitonte njerëz të industrisë së botimeve që të merrte dorëshkrime  të librave që do të publikoheshin u arrestua ditën e enjte në aeroportin “John F. Kennedy”. Ai arriti të merrte dhe një dorëshkrim të librit të një fituesi të çmimit Pulitzer. Filippo Bernardini është një 29 vjeçar nga Londra që punon në industrinë e botimit.

Ai u padit nga një juria e madhe për mashtrim dhe vjedhje identiteti sipas Zyrës së Prokurorit të SHBA-së për Distriktin Jugor të Nju Jorkut. Në vitin 2016, Bernardini dyshohet se krijoi llogari emaili fallco dhe regjistroi më shumë se 160 domene interneti për tu ngjarë subjekteve real sipas padisë. Gabime të vogla tipografike dyshohet se u përdorën nga ai për të krijuar llogari fallco që marrësit ta kishin të vështirë për t’i identifikuar raporton “CNN”.

Italiani dyshohet se ka imituar persona të industrisë së botimit për të pasur dorëshkrime të autorëve që akoma nuk ishin botuar dhe i ka përdorur për përfitimet e tij sipas një deklarate në media të prokurorit amerikan Damian Williams. Ne dyshojmë që zoti Bernardini ka përdorur njohuritë e tij për industrinë e botimit për të pasur kopje librash dhe tekste të pa publikuara të autorëve tha ndihmës drejtori përgjegjës i Zyrës së Nju Jorkut të Byrosë Federale të Hetimeve.

Një pirateri e tillë mund të dëmtojë punën e tregjeve dytësore si filmi, televizioni dhe reputacionin e autorëve kur një material i papërfunduar shpërndahet thuhej në deklaratën e Zyrës Federale të Hetimeve. Bernardini do të dalë para gjykatës së Manhatanit ditën e enjte. / abcnews.al