Në Shëngjin, disa operatorë privat, kryesisht subjekte beach bare, kanë vendosur çadra dhe shezlongë në kundërshtim me udhëzimet per stacionet e plazhit.
Si pasojë, ndaj tyre kanë nisur masat administrative, ndërsa strukturat përkatëse kanë ndërhyrë për heqjen e shezlongeve.
Aksioni është zhvilluar nga Policia Bashkiake, sherbimet, inspektorët vendore te mbrojtjes se territorit, te cilet jane mbështetur edhe nga Policia e Shtetit.
Monitorimi ka nisur në zonën e Ranës së Hedhun, ku jane konstatuar shkeleje, por nenkryetari i bashkise lezhe, Fatjon Zefi paralajmëron se do të shtrihet në të gjithë vijën bregdetare të Shëngjinit
Bashkia u ka bërë thirrje bizneseve të bashkëpunojnë me institucionet, duke respektuar rregullat për përdorimin e hapësirës publike, për të garantuar një sezon turistik të rregullt dhe të sigurt për të gjithë pushuesit.
Aktualisht jane miratuar vetem 50 stacione plazhi, te gjitha per bizneset hoteliere, nje shifer kjo 3 here me e ulet se nje vit me pare ku bregdeti menaxhohej nga privatet./abcnews.al