Si pasojë e intensitetit të lartë rreshjeve të shiut, aksi rrugor Kardhiq – Gjirokastër kalohet me vështirësi pasi ka dalë uji në rrugë tek pika e Viroit.
Aksi Fushë Krujë – Laç kalohet me vështirësi pasi përballë lokal Arbëria në Fushë – Krujë ka dalë lumi në rrugë.
Rruga e Ndroqit për në Durrës tani është drejt bllokimit për shkak të ujit që po bllokon rrugën në disa pika.
Të dyja krahët e autostradës Tiranë – Durrës janë të pa kalueshme.
Nga Durrësi për të ardhur në Tiranë drejtuesit e mjeteve të qarkullojnë në aksin Durrës – Vorë – Rinas – Laknas – Kamëz.
Akset e tjera për momentin janë të kalueshme pa probleme.
Policia e Shtetit ka kaluar në gadishmëri të përforcuar.
Të gjitha repartet e FNSH, Tiranë, Shkodër e Fier janë angazhuar në mbështetje të policive lokake për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.
Policia Rrugorë është 100% në rrugë në të gjitha akset rrugore.
Policia e Rendit ka shtuar patrullat, të cilat janë në gadishmëri për të ndërhyrë në rast nevoje.
Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtësisht me Emergjencat Civile, Ushtrinë, Zjarrfikësit dhe ARRSH për të menaxhuar situatën./tvklan.al