Matura është “kurora” e fundit që plotëson ciklin 3-vjeçar të një nxënësi gjimnazi, prandaj në Shqipëri tashmë prej vitesh është bërë traditë që pas përfundimit të arsimit të mesëm, të rinjtë mblidhen dhe festojnë për herë të fundit bashkë si shokë klase.
@abcnews_alPolici respekton ligjin, por i “prish’ mbrëmjen e maturës gjimnazistit
Gjatë këtyre viteve kemi parë gjithashtu edhe një tjetër trend tek të rinjtë shqiptarë, që është ai i reklamimit të luksit, sidomos kur bëhet fjalë te makinat.
Por situata këtë herë është krejt ndryshe. Policia Rrugore në Lezhë ka ndaluar një makinë tip “Benz” e cila drejtohej nga një maturant, për shkak se ky i fundit mbi targën e përparme të makinës kishte vendosur emrin e tij “Nikolas”.
Duhet theksuar që në fillim që vendimi i oficerit të policisë ka qenë i drejtë, pasi nuk lejohet dublimi i targës, apo fshehja e targës së marrë në DPRRTSH, por duke parë shkeljet e shumta dhe gjobat e pakta kur bie fjala tek njerëzit me pushtet, në këtë rast polici edhe mund të kishte “mbyllur” njërin sy e të linte 18-vjeçarin që të gëzonte për mjetin e “tij të ri”, me të cilin do u krekosej shokëve dhe shoqeve të klasës në këtë mbrëmje të fundit.
/Abcnews.al/