Polici që punonte taksist natën vdiq në aksident, Manja: E di situatën, do bëj çmos të ndryshojë

schedule12:50 - 11 Nëntor, 2021

schedule 12:50 - 11 Nëntor, 2021

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar pas ndarjes nga jeta të efektivit të burgjeve Luan Cenollari i cili u godit nga një makinë teksa ndodhej në punë si taksist gjatë orëve të natës.

Manja shprehet se Cenollari la pas dy fëmijë të moshave 27 dhe 22 vjeç si dhe bashkëshorten. Ai thotë se është pranë familjarëve dhe kolegëve. Manja thekson se e di situatën dhe do bëjë maksimumin që ajo të ndryshojë

“Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Luan Cenollarit, punonjës i Forcave Operacionale pranë Drejtorisë së Burgjeve, në një aksident automobilistik.  Prej së paku 16 vitesh në detyrë, Luani, 57 vjeç, la pas dy fëmijë, djalin 27 vjeç dhe vajzën 22 vjeç, si dhe bashkëshorten.

Jam përkrah tyre në këtë dhimbje dhe do të bëjmë gjithçka për ta lehtësuar sadopak!  Jam përkrah edhe kolegëve të tij! E di situatën, dhe po bëj përpjekjet maksimale që ajo të ndryshojë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Cenollari!”, shkruan Manja. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!