Anton Cena është xhudisti veteran dhe polici 60-vjeçar që ka marrë katër medalje. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar sekretet e jetës së tij, të cilat lidhen drejtpërdrejt me shëndetin.
Antoni ka theksuar se është 60-vjeça dhe nuk ka marrë kurrë asnjë ilaç apo injeksion, edhe gjithçka fshihet pas sportit. Ai ka zbuluar se çelsi është vrapi dhe ushtrimet, duke mos lënë pas ujin e ftohtë.
Kur bëhet fjalë për këtë të fundit, Cena ka thënë se lahet në det në muajin dhjetor me temperatura shumë të ulëta.
“Unë në Belgjikë kam punuar prej orës 8 deri në mesnatë në restorant ditës që nuk kam pasur xhudo. Më pas në mesnatë, kam shkuar në park për të vrapuar. Kam punuar 220 ditë me peshat dhe kur nuk kam pasur gara në qershor, korrik dhe gusht, unë në Belgjikë kam punuar 90 ditë, 15 orë në ditë pa ndërprerje, pa asnjë ditë pushim.
Unë i kam kaluar 60 vite pa asnjë medikament, i kam kaluar 60 vite pa injeksione. Kur kam sport, 365 ditë jam top. Covidin e kam kaluar. Kam qene në Shqipëri, por nuk e dija që isha me Covid. Të shtunën kam shkuar me biçikletë te antena në Lezhë dhe të nesërmes jam kthyer në Tale, Krujë, krejt nëpër fshatra, jam larë në det, ka qene në dhjetor. Uji i ftohtë është suksesi i shëndetit tim”, u shpreh ai./abcnews.al