Një 17-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga një polic mbrëmjen e djeshme në Itali.
Mediet italiane bëjnë me dije se polici 28-vjeçar me detyrë në Komisariatin e Policisë Treviso është arrestuar.
17-vjeçari po lëvizte me skuter kur u përplas nga makina.
Ansa shkruan se polici pas testit të alkoolit, rezultoi se kishte një përqindje më të lartë se ajo që është e parashikuar me ligj për drejtuesit e makinave.
Viktima Davide Pavan jetonte në qytetin fqinj, në Morgano./abcnews.al/