Policët parandalojnë vjedhjen në dyqan, më pas e grabisin vetë

schedule12:30 - 30 Dhjetor, 2017

schedule 12:30 - 30 Dhjetor, 2017

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Meksikë ku një njësi policore ka parandaluar grabitjen në një dyqan celularësh. Por pas përfundimit të operacionit agjentët i kanë vjedhur vetë telefonat. Cdo gjë është regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Në Meksikë orët e fundit po bën bujë një ngjarje e pazakontë që njëkohësisht ka bërë dhe chiron e rrjeteve sociale. Disa agjentë policie kanë ndërhyrë duke parandaluar me sukses grabitjen në një dyqan celularësh. Grabitësit janë zënë në flagrancë dhe janë arrestuar. Por menjëherë pas përfundimit të operacionit, agjentët e policisë janë shndërruar nga heronj në hajdutë duke përvetsuar të njëjtin mall që kishin arritur të shpëtonin nga duart e hajdutëve pak momente më parë. Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë tregojnë cdo gjë që ka ndodhur nga momenti i parë i ndërhyrjes e deri në fund./abcnews.al