Rreth 20 agjentë janë filmuar teksa festonin e kërcenin në një festë të organizuar në stacionin e policisë, duke shkelur çdo rregull anti covid që janë në fuqi në Francë.
Një zëdhënës i policisë u shpreh se njerëzit e përfshirë kanë marrë urdhrin për të dorëzuar raportime për atë që ka ndodhur, dhe ndaj tyre do të ketë sanksione.
Ai theksoi se festat dhe çdo lloj grumbullimi tjetër janë të ndaluara në çdo institucion të policisë, dhe është e detyrueshme mbajtja e maskave dhe distancimi social.
Gjithashtu numri i personave që mund të qëndrojnë në një dhomë është i kufizuar. Në videon e publikuar nga media franceze “Lupsajder” shihen disa persona që kërcejnë së bashku, pa maskë dhe shumë pranë njëri tjetrit në një sallë të populluar. Video ka shkaktuar kritika të forta në momentin që policia franceze cdo natë kujdeset për respektimin e orës policore nga ora 18 në 06 të mëngjesit. Por është gjithashtu në qendër të kritikave për akuzat e abuzimit me dhunën gjatë manifestimeve dhe kontrolleve të identitetit./abcnews.al