“Policët e Kosovës duhet të lirohen”, Escobar-Kurtit: Nuk merret peng rajoni

schedule16:05 - 16 Qershor, 2023

schedule 16:05 - 16 Qershor, 2023

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar sot se përshkallëzimi është duke krijuar kushte të vështira jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por edhe për rajonin.

Në një konferencë për media, Escobar ka potencuar se kërkojnë nga Kosova dhe Serbia të ndërmarrin hapa për stabilitet.

Sipas tij, ata që refuzojnë partneritetin do të kenë pasoja. Escobar ka thënë se të dy vendet, Kosova dhe Serbia kanë rol në uljen e tensioneve.

“Ata që duan të jenë partnerë me ne, duhet të punojnë afër me ShBA-në dhe BE-në, në pikat në të cilat jemi duke insistuar. Një lider nuk mund të ketë në dorë drejtimin e tërë rajonit. Prandaj, ata që refuzojnë partneritetin do të kenë pasoja.”, ka thënë ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!