Policia Bashkiake i bashkohet aksionit të mbjelljes së pemëve
Aksionit për mbjelljen e 100 mijë pemëve të reja në kryeqytet iu bashkuan edhe punonjësit e Policisë Bashkiake, të cilët dhuruan drurë dekorative të llojit “Lojfatë”, e njohur ndryshe edhe si “Pema e Dashurisë”.
I pranishëm në mbjelljen e 80 fidanëve në lulishten “Qemal Stafa” ishte edhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili u shpreh se “me një lule nuk vjen pranvera, as me një pemë, por me 100 mijë pemë mund të vijë. Ndaj, më vjen mirë që i jemi afruar një pranvere me 100 mijë pemë dhe teksa afron 21 Marsi, do të sigurohemi që e kapëm këtë rekord në të gjithë qytetin e Tiranës”.
Lulishtja “Qemal Stafa” është tashmë eshte kthyer ne një hapësirë ku kalon kohën e lirë çdo grupmoshë./abcnews.al