Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Polic në vite të vështira/ Koçi nisi punë që në fillim të viteve ’90: Parandalimi i krimeve, i vështirë. Mungonte infrastruktura dhe mjetet e komunikimit

schedule20:25 - 20 Janar, 2024

schedule 20:25 - 20 Janar, 2024

Këtë janar Policia e Shtetit kremtoi 111 vjetorin e krijimit.

Në më shumë se një shekull janë pafund ata që kanë veshur uniformën e efektivit e kanë dhënë kontribut të çmuar për shtetin e shoqërinë.
Abedin Koçi është një prej tyre.

Ai iu bashkua forcave të rendit në Librazhd në vitet e para të demokracisë.

Thotë se ndërrimi i sistemeve politike solli situata që ishin vështirë të menaxhueshme. Në jo pak raste rrezikohej edhe jeta.

Parandalimi i ngjarjeve kriminale ishte i vështirë për shkak të mungesës së mjeteve të komunikimit.

Vite më herët ka ushtruar detyrën e magazinerit ku furnizonte me materiale postat e policisë kufitare.

Shumë prej tyre ndodheshin në terrene të vështira.

Atë kohë, Abedin Koçi thotë se qëndronte me muaj larg shtëpisë dhe familjarëve.

Pavarësisht sakrificave Koçi shprehet se punonjësit e policisë nuk janë vlerësuar sa duhet.

Abedin Koçi është në moshë pensioni por ditët e kaluara në shërbim i kujton shpesh, ndihet krenar dhe i lumtur që në gjurmët e tij po ecën dhe biri që prej vitesh ka veshur uniformën e policit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!