Trajneri Sulejman Starova, në studiot e ABC News në emisionin “Pressing”, ka analizuar skuadrën e Partizanit. Në fjalën e tij, strategu i njohur tha: “Duhet të pranojmë se nuk e zgjidhi skema ecurinë e Partizanit. Ka bërë ndeshje të mira dhe me tre mbrojtës. Kështu që, polemika erdhi nga fakti se çdo polemikë, bëhet te skuadrat e mëdha.
Gjithçka nisi me Trashin e Asanin, kjo ishte shumë më e rëndë se skema. Trajneri mundë të përdorë shumë skema, nuk është ky problemi. Polemika ishte se duke ardhur si skuadër kampione, shqiptarët e duan menjëherë rezultatin. Trajneri e ka përballuar mirë, Trashin e ka prapë në formacion, ka edhe Asanin. Ka fituar edhe Çinarin titullar”.
POLEMIKAT – “Ka një konkurrencë që rrugës edhe mund të ndryshojë, por tani ka një problem tjetër. 3-5-2 ishte skema më e mirë e Partizanit, pasi Ibrahimi u largua dhe Idrizi ishte i dëmtuar. Mala është një polemikë, pasi skuadrat e mëdha janë në qendër të vëmendjes. Për hir të skuadrës, Mala po sakrifikon”.
TRAJNERI – “Trajneri i ri, kur vjen për herë të parë në futboll, kërkon angazhim maksimal. Në momentin që ai sheh që ti nuk jep 100%, nuk pyet fare për emrin. Lerda bëri zgjedhjen e vet. Ka një konkurrencë të ndershme në skuadër dhe për trajnerin, të gjithë janë njësoj”./abcnews.al