Polemikat që shkaktoi rrëmbimi i vullnetares italiane, Kulla: Koha do të tregojë arsyet e konvertimit

schedule22:47 - 13 Maj, 2020

schedule 22:47 - 13 Maj, 2020

Ilir Kulla analist për Çështje të Sigurisë në “Byro Politike” ka folur për vullnetaren italiane, Silvia Romano, e rrëmbyer në Kenia më 20 nëntor 2018 dhe  që u lirua të shtunën pas 18 muajve të rrëmbimit.

Ai theksoi se e rëndësishme në këtë situatë është të ndahet e drejta e një njeriu për të zgjedhur besimin fetar dhe historia e saj personale e cila shkoi si vullnetare dhe u kthye si një peng në Itali.

Ndërkohë ajo ka rrëfyer se rreth 1 muaj pas rrëmbimit në Kenia është transportuar në Somali dhe çdo tre muaj ndryshonin vendbanimin, ndërsa sqaroi se konvertimi në Islam kishte ardhur pasi lexoi Kuranin: “Nuk ma kanë trajtuar si të burgosur, isha e lirë të lëvizja brenda banesave ku fshiheshim që ishin përherë në mbikqyrje. Konvertimi im në Islam, erdhi pasi kërkova të lexoj Kuranin. Nuk jam detyruar e nuk më është ushtruar asnjë dhunë fizike”, është shprehur ajo momentin e kthimit.

Gjatë intervistës Kulla tha se në muajt e ardhshëm do të shihet se sa i fortë do të jetë besimi te kjo qytetarë.

“Mendoj që është absurde të bëhet debat mbi faktin që është kthyer e mbuluar. Në rastin konkret nuk shoh arsye për debat. Më shumë keni të bëjmë me një sukses për çlirimin e saj. Javët dhe muajt në vijim do të na tregojnë nëse ky konvertim ka qenë i sforcuar apo i vërtetë”, shprehet ai./abcnews.al