Polemika në Argjentinë, për shkak të disa fotove të shkrepura me Maradonën në arkivol. Gazetari Mauricio Luna denonoi në Twitter punonjës të agjencisë funerale, që kishin bërë foto në shtratin e vdekjes së legjendës argjentinase të futbollit.
“Ky djalë bëri një foto me trupin e Maradonës në arkivol, Ai punon në agjencinë funerale që organizon ceremoninë. Kjo është një tjetër provë se e keqja dhe budallallëku njerëz nuk ka kufij. Shpresoj të mos mbetet pa u ndëshkuar”, shkruante gazetari, i cili postoi dy foto.
Estos dos hicieron lo mismo. Sonriendo con el dedo pulgar levantado al lado de una persona muerta. Realmente no puedo creerlo. pic.twitter.com/0aoIOnynSo
— Mauricio Luna (@mauriciooluna) November 26, 2020
“Edhe këta dy tipat kanë bërë të njëjtin gjest. Dalin në foto me një person të vdekur dhe buzëqeshin me gishtin e ngritur lart. Nuk arrij dot ta besoj”, shton Luna në postimin tjetër. Ajo që kishte ndodhur u bë lajm dhe menjëherë ka reaguar edhe avokati i Maradonës, Matias Morla.
“Duke pasur parasysh bërjen virale të një imazhi të Diegos në shtratin e vdekjes, unë do të kujdesem personalisht për gjetjen e të poshtrit që e bëri atë fotografi. Të gjithë ata që janë përgjegjës për një akt të tillë frikacaku do të paguajnë”, shkruan fillimisht Morla.
Diego Molina es el canalla que se sacó una foto junto al féretro de Diego Maradona. Por la memoria de mí amigo no voy a descansar hasta que pague por semejante aberración. pic.twitter.com/UtUk8tQHlw
— MATIAS MORLA (@MatiasMorlaAb) November 26, 2020
Më pas ai ka postuar edhe një foto të profilit të personit që kishte bërë foton dhe puno në agjencinë funerale. “Diego Molina është i poshtri që bëri një foto pranë arkivolit të Diego Maradona. Për kujtimin e mikut tim nuk do të pushoj derisa të paguajë për një lajthitje të tillë”, shtoi më pas avokati Morla. / abcnews.al

