Interi është në gjendje të vështirë financiare dhe ditëve të fundit është folur në lidhje me mosdhënien e këstit të parë të Achraf Hakimit te Real Madrid dhe presion të këtyre të fundit.
Pasditen e sotme ishin vetë spanjollët, që e përgënjeshtruan diçka të tillë dhe më pas ishte edhe vetë CEO i Interit, Beppe Marotta, që flet në lidhje me këtë. Ish-drejtori i Juves shprehet se gjithë këto janë tentativa për të destabilizuar klubin.
“Javëve të fundit kemi parë shumë lajme, disa prej tyre të vërteta dhe disa prej tyre spekulime të pastra, që synojnë destabilizimin e klubit. Por e kanë të pamundur ta bëjnë këtë sepse Interi është klub i fortë, drejtuesit garantojnë unitetin dhe askush nuk mund të dyshojë në këtë.
E kemi mbyllur merkaton e dimrit. Duam t’i kushtojmë vëmendje grupit aktual. Po shikonim për ndonjë mundësi , por nuk kishte asnjë të tillë, por nuk kishte sepse po kalojmë moment të vështirë financiar.
Agoume ka lindur në vitin 2002 dhe ka nevojë të luajë rregullisht. Kthimi te Inter do ishte i padrejtë për Spezian dhe e vështirë për vetë lojtarin”, u shpreh Marotta. /abcnews.al