Nuk shuhen polemikat për golin e shënuar nga Juventusi ndaj Interit. Ai aksion i ndërtuar nga ana e Rabiot dhe Vlahovic, ka nxitur debat pasi diskutohet shumë se topi është prekur nga të dy lojtarët në fjalë me dorë e më pas aksioni ka përfunduar në rrjetë prej Filip Kostic.
Marco Materazzi, ish-mbrojtësi legjendar zikaltër dhe i kombëtares italiane, shprehu zhgënjimin përmes një postimi në Instagram.
Materazzi postoi një imazh të prekjes me dorë nga Rabiot, duke treguar se sa afër ishte arbitri me aksionin. Ai i drejtohet vetë gjyqtarit me fjalët: “Dhe pastaj pyesin pse!! E kishe të mbuluar pamjen?”./ h.ll/abcnews.al