Nga 39 që ishin stampuar, duket se në botë ekzistojnë vetëm 10. Bëhet fjalë për letrën shumë të rrallë të lojës Pokemon e cila njihet si “Pikachu Illustrator”. Ajo do të vihet në ankand me një vlerë fillestare prej 175 mijë eurosh.
Ajo është realizuar në vitin 1997 nga Atsuko Nishida dhe iu është dhënë tri fituese të një konkursi me figurina që u mbajt në Japoni po atë vit. Çmimi kaq i lartë është vendosur dhe për faktin se letra është në gjendje shumë të mirë, gati e paprekur./ABC News Albania