Pogradeci trondit Lushnjën, Tërbuni tregon “muskujt” ndaj Egnatias

schedule14:54 - 2 Nëntor, 2019

schedule 14:54 - 2 Nëntor, 2019

Gëzojnë Tërbuni e Pogradeci, që fituan respektivisht ndaj Egnatias dhe Lushnjës.  Pukjanët u rikthyen te triumfi, madje ndaj një kundërshtari si Egnatia që ishte ndërtuar për të luftuar për vendet e sipërme të tabelës. Rrogozhinasit nuk ia kanë dalë të reagojnë as pas emërimit të Artan Banos si trajner.

Tërbuni ia doli të shënonte shumë shpejt, teksa ishte Aldo Selenica ai që realizoi. Goli i lojtarit të dalë nga Tirana mbetur në fuqi në 45 minutat e para, ndërkohë që me nisjen e të dytës sulmuesi Rigers Dushku dyfishoi shifrat. Egnatia reagoi, duke shënuar me Samet Gjokën. Gjithsesi Hyseni shumë shpejt realizoi edhe golin e tretë për Tërbunin. Në minutat shtesë Jaupaj ngushtoi shifrat për Egnatian, që nuk e shmangu dot humbjen e skuadrës së tij.

Lushnja, kryesuese e grupit B, u mposht 0-1 në shtëpi nga Pogradeci. Liqenorët e treguan që në fillim se kishin shkuar për pikë në “Roza Haxhiu”, teksa Topllari realizoi në minutat e para. Gjithsesi anësori sinjalizoi për pozicion jashtë loje.

Në fundin e pjesës së parë erdhi edhe goli që vendosi fatet e ndeshjes, teksa Alillari me një gjuajtje brenda zonës ndëshkoi portierin e Lushnjës, që u detyrua ta nxirrte topin nga rrjeta. Verdhejeshilët u përpoqën të barazojnë, por nuk ia dalin, madje humbin edhe Brahimajn për ndeshjen e radhës, pasi mbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq. Skuadra e Gjylës pësoi humbjen e dytë dhe sheh t’i afrohet Pogradeci me dy pikë.

KATEGORIA E PARË – JAVA 7
E shtunë, më 2 nëntor, ora 13:00
Tërbuni-Egnatia 3-2
Shënues:
Selenica 6′, Dushku 58′, Hyseni 71′ / Gjoka 69′. Jaupaj 94′

Lushnja-Pogradeci 0-1
Shënues:
Alillari 45′

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!