Pogradeci trefishon turistët/ Hotelet plot gjatë verës, të rezervuara edhe për shtatorin

schedule15:11 - 25 Gusht, 2024

schedule 15:11 - 25 Gusht, 2024

Pogradeci ka pritur gati tre herë më shumë turistë gjatë verës së këtij viti. Vizitorët nga i gjithë vendi mbeten besnikët e bukurive të qytetit liqenor, i cili tërheq sisomos me freskinë e klimës, qetësinë por edhe çmimet e favorshme. Ndërkohë që Hotelet dhe bujtinat e Pogradecit janë të rezervuara deri në mes të shtatorit.

Interes të lartë për Pogradecin ka edhe nga të huajt. Gjermanët, polakët, çekët dhe francezët janë vizitorë të përvitshëm, por këtë verë ka pasur grupe të shumta edhe me turistë spanjollë.

Rritja e numrit të vizitorëve për Pogradecin, veç të tjerash vjen edhe si rezultat i interesit për turizmin kulturor, ku veçohet Bazilika e Linit dhe zbulimi i vendbanimit 8 mijë vjeçar në të njëjtën zonë.

Rritja e cilësisë së shërbimeve, çmimet e përballueshme, por edhe organizimet e aktiviteteve artistike, kanë tërhequr pushuesit, të cilët qëndrojnë me javë në Pogradec.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!