Pogradeci në telajo/ Artistë nga Ballkani pikturojnë bukuritë e qytetit bregliqenor

schedule13:59 - 15 Shtator, 2024

schedule 13:59 - 15 Shtator, 2024

Qyteti bregliqenor i Pogradecit është transformuar në një burim frymëzimi për pikturat e 22 artistëve të huaj. Pogradeci mik priti për të 15 vit Koloninë ndërkombëtare të artit viziv ku morën pjesë piktorë nga Ballkani Polonia, Britania e Madhe, Iraku dhe vende të tjera që  hodhën në telajo bukuritë e peizazhit të qytetit liqenor, por edhe portrete të spikatur, ku ndërthuren teknika dhe rryma të ndryshme.

Piktorja Marjana Goxhabelliu,  shpreh emocionet e krijimit në një vend si Pogradeci,  peizazhet e tē cilit  janë unikë dhe nuk mund të gjenden askund tjetër.

Jola Kitkoëska nga Polonia dhe Lina Sami, me origjinë irakiano-angleze, kanë mbetur të mahnitura  nga gjithçka kanë mundur të shohin dhe zbulojnë në Pogradec.

Është hera ime e parë këtu dhe jam shumë e surprizuar nga sa i bukur është ky vend. Në këtë ekspozitë kam sjellë pikturën e një gruaje surreale, pasi më pëlqen të miksoj realitetin dhe imagjinatën si një botë ëndërrimi. Puna ime shpesh herë përfshin pak realitet dhe pak imagjinatë. Liqeni, malet, natyra këtu në Pogradec janë të mrekullueshme. Zogjtë janë gjithandej dhe ky qytet të jep ndjesinë e paqes dhe qetësisë, që është e mrekullueshme për artistët, pasi këtu mund të gjejnë frymëzim për pikturat. Gjithmonë përdor ngjyra të ndezura, më pëlqen të krijoj një pamje të fortë dhe një paletë të qartë.”

E kam vizituar Shqipërinë që në vitin 2018, pra ka shumë vite që rikthehem çdo vit gjatë periudhës së verës dhe qëndroj këtu. Kam marrë pjesë edhe më parë në këto aktivitete gjatë 6 viteve që kam ardhur në Shqipëri. Gjithashtu, kam pasur një ekspozitë private në Pogradec në vitin 2019, kështu që nuk jam e huaj në këtë qytet. Kam dy piktura të ekspozuara sot, të cilat janë kombinime të rrënjëve të mia dhe artit modern.”

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy javë në Pogradec.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!