Pogradec-Është vënë në pranga shoferi i cili shkaktoi aksidentin me vdekje. Automjeti i 29-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ngjarja ndodhi të dielën, rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”.
29-vjeçari me automjetin që drejtonte, aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasin 55 vjeç. Gjithashtu 29-vjeçari hoqi targat e automjetit dhe e braktisi në një zonë tjetër, dhe më pas u arratis. Pas kërkimeve nga autoritetet është vënë në pranga këtë të hënë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/