Pogradec/ Sekuestohet një arsenal armësh dhe municion luftarak, arrestohet 40-vjeçari me precedentë të mëparshëm penal

schedule15:27 - 14 Korrik, 2023

schedule 15:27 - 14 Korrik, 2023

Policia e Pogradecit ka finalizuar operacionin e koduar “Starova”. Në kudër të këtij operacioni është sekuestruar një arsenal armësh dhe municion luftarak.

Në pranga është një 40-vjeçar me precedentë të mëparshëm kriminalë në fushën e prodhimit dhe shitjes se narkotikëve, i cili posedonte arsenalin e armëve dhe municionin luftarak.

Sekuestrohen një mitraloz i lehtë; një armë zjarri tip automatik; dy pushkë gjysmëautomatike; një sasi e konsiderueshme municioni luftarak; krëhëra të armëve të zjarrit; 1 gjerdan mitralozi me 30 fishekë; një granatë dore ofensive dhe pjesë të lëvizshme të pushkës, të cilat dyshohet se ky shtetas do t’i trafikonte në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Sekuestrohet një arsenal armësh dhe municioni luftarak.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Starova”.

Operacioni, falë inteligjencës policore dhe bashkëpunimit me qytetarët, i zhvilluar pas hetimeve disajavore nga Komisariati i Policisë Pogradec, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga një 40-vjeçar, me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, që posedonte arsenalin e armëve dhe municionit luftarak.

Sekuestrohen një mitraloz i lehtë; një armë zjarri tip automatik; dy pushkë gjysmëautomatike; një sasi e konsiderueshme municioni luftarak; krëhëra të armëve të zjarrit; 1 gjerdan mitralozi me 30 fishekë; një granatë dore ofensive dhe pjesë të lëvizshme të pushkës, të cilat dyshohet se ky shtetas do t’i trafikonte në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, në vijim të kontrollit të territorit dhe punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të armëmbajtjes pa leje, pas hetimeve disajavore, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Starova”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë i shtetasi:

– 40 vjeç, banues në fshatin Starovë, Pogradec, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe bashkëpunimit me qytetarët, se një shtetas posedonte në banesën e tij një arsenal armësh, shërbimet e Policisë organizuan veprimet dhe lokalizuan shtetasin  në fshatin Starovë. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin e një stalle bagëtish, e cila ndodhej në afërsi të banesës së tij, u gjetën të fshehura:

Një mitraloz i lehtë; një armë zjarri tip automatik; dy pushkë gjysmëautomatike; një sasi e konsiderueshme municioni luftarak; krëhëra automatiku, pushke dhe mitralozi; 1 gjerdan mitralozi me 30 fishekë; një granatë dore ofensive; pjesë të lëvizshme të pushkës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi  do të trafikonte arsenalin e armëve dhe municioneve luftarake, në drejtim të Maqedonisë së Veriut. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti të paligjshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!