Pogradec, pranga 31 vjeçarit që vrau Pitbullin

schedule10:13 - 23 Dhjetor, 2017

schedule 10:13 - 23 Dhjetor, 2017

31 vjeçari Denis Lala nga Tirana u kap nga policia e Pogradecit pasi ai ishte në kërkim për vrasjen e një qeni Pitbull. Lala ishte në masën e sigurisë arrest me burg në mungesë. Ngjarja ka ndodhur në prill të vitit të kaluar, në një nga lagjet e kryeqytetit. Sipas vendimit të Gjykatës, i riu ka qëlluar me armë ndaj kafshës, me pretendimin se më herët ai i kishte kafshuar të fejuarën shtatzënë.Ai u deklarua fajtor për akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “shkatërrimit të pronës me mjete të tjera”./abcnews.al