Një krim brenda familjes ndodhi në një fshat të Pogradecit. Burri vrau gruan pas shumë sherreve dhe konflikteve familjare. Babai i autorit tregon skenën kur gjeti të birin me speqar në dorë.
Një jetë mes sherrit dhe varfërisë.
Kështu jetonin burrë e grua Bashkim dhe Demirke Mekolli në Blacë të Pogradecit
Në një nga këto sherret mëngjesin e kësaj të diele, 49 vjeçarja vritet. Bashkëshorti i saj po në këtë moshë e godet me spepar pas koke.
Autori ishte një burrë që sipas babait te tij shpesh herë nevrikosej. Pasi vrau gruan, ai ecte nëpër oborr pa folur. Kur mbërriti babai i tij, i tha që viktima duhej të varrosej në familjen e saj në Lushnje.
Policia e arrestoi vrasësin e gruas, 49 vjeçarin Bashkim Mekolli. Ai nuk ka folur akoma pse e vrau gruan. Djali i tyre 17 vjeç, për fat të mirë jeton me tezet dhe dajën në Itali.
https://www.youtube.com/watch?v=t_cyb0vImDk