60-vjeçari Esat Alinji është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit Grabovicë në Pogradec.
I moshuari Alinji banues në Leshnicë, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nga kqyerja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 14.08.2023, rreth orës 15:33, në rezervuarin e fshatit Grabovicë, Pogradec, është gjetur i mbytur shtetasi , rreth 60 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.r.t/abcnews.al