Pogradec/ Burg i ri për gratë në Pojskë, hapet struktura e re me standarde europiane

schedule12:17 - 27 Korrik, 2024

schedule 12:17 - 27 Korrik, 2024

Në këtë burg do të sistemohen  vajzat dhe gratë në konflikt me ligjin. Në përurimin e Institucionit të  Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Pojskë të Pogradecit ministri i Drejtësisë Ulsi Manja  premtoi vijim e reformave.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për vëmendjen që qeveria Rama i ka kushtuar sistemit penitenciar dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim të palëkundur për reformimin e sistemit sipas standardeve më të mira evropiane.   Që në fillim kur mora detyrën e Ministrit të Drejtësisë, i kam shtruar vetes një pyetje: cilat do të jenë objektivat e mia në raport me sistemin penitenciar? Mbyllja e burgut të Zaharisë, mbyllja e burgut të Ali Demit dhe burgu i hapur ishin disa nga punët me prioritet, të cilat sot janë realizuar me sukses. Një falënderim për bashkëpunimin e të gjithë partnerëve tanë për gjithë mbështetjen e pakursyer”, tha Manja.

Në përurimin e këtij Institucioni të Ekzekutimit të Vendimeve Penale  mes Drejtorisë së Burgjeve dhe Ambasadës  Britanike u nënshkrua dhe marrëveshja për përmirësimin e kushteve ne burgun e Fushë Krujës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!