Një banesë u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në Pogradec.
Si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë një 52 vjeçare. Ajo është Kozeta Teço e cila jetonte e vetme në banesë. Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shuar flakët.
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.
/abcnews.al

