Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Stropckë të Pogradecit mbrëmjen e së mërkurës.
Gazetari i ABC News, Roland Beqiraj raporton se 83-vjeçari Agim Shkullaku ka plagosur me çifte të birin, Përparim Shkullaku, 47 vjeç.
Mësohet se gjatë një konflikti për motive banale, djali, në gjendje të dehur, ka goditur fizikisht të atin, ndërsa ai ka marrë çiften dhe e ka plagosur.
I plagosuri pritet të niset drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë bërë shoqërimin e 83 vjeçarit në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave./abcnews.al