Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, hyri si zëvendësues në minutën e 69-të të ndeshjes së javës së 24-të të Serise A kundër Torinos.
Për futbollistin francez, ndeshja e sotme ishte e para me fanellën bardh e zi pas rikthimit në klub.
Për shkak të një dëmtimi në gju dhe operacionit, 29-vjeçari Pogba nuk ka luajtur në ndeshjet zyrtare për 315 ditë (që nga prilli 2022).
Kujtojmë se kampioni i botës 2018 u transferua te Juventusi verën e kaluar si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Manchester United. /G.D abcnews.al/

