E ardhmja e Paul Pogba është një nga temat më të diskutuara dhe Juventusi po bën maksimumin për ta rikthyer në Torino mesfushorin e Manchester United. Francezi është ndalur te çështja e dëmtimeve në një prononcim për kanalin youtube të vëllezërve Klitschko, teksa po bën maksimumin për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë.
“Dëmtimet ndodhin fatkeqësisht, duhet të jesh gati për çdo gjë. Gjëja më e rëndësishme është të kthehesh në fushë, të mos pësosh një tjetër ridëmtim dhe të kthehesh më i fortë se më parë. Në këto raste nuk duhet të nxitohesh.
Dëmtimi që pësova unë nuk mund të evitohej, mora një goditje nga mbrapa dhe u lëndova. Problemet muskulore mund të shkaktohen nga ushqimi i dobët, nga pushimi jo i mirë ose nga stërvitja e tepërt“, deklaron Paul Pogba. /abcnews.al