Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Pogba sillet si fëmijë, ai është problemi i Man. United!”

schedule16:05 - 1 Tetor, 2019

schedule 16:05 - 1 Tetor, 2019

Ish-portieri legjendar i Manchester United, Peter Schmeichel, ka kritikuar ashpër mesfushorin e “Djajve”, Paul Pogba, pas ndeshjes 1-1 kundër Arsenalit. Gardiani danez tha se Pogba është problemi më i madh i Manchester United:

“Pogba është duke luajtur shumë mbrapa dhe nuk e kuptoj se cili është roli i tij në këtë ekip”, tha Schmeichel për Optus Sport. “Edhe kur Solskjaer bëri zëvendësimet dhe e kaloi më përpara Pogban, nuk dha shumë në ushën e lojës. Jam dakord që ka pasur dy pasime shumë të mira, por janë dy… jo 15!

“Unë e shoh këtë si problem, sepse ai merr kaq shumë vëmendje dhe duket sikur ai është problemi në këtë ekip. Kur keni dikë që merr aq shumë vëmendje nga gazetat, duhet të kuptoni se cili është roli i tij. Ccfarë do të bëjë për këtë ekip të Manchester United? Për momentin, unë jam një konfuz dhe nuk kuptoj asgjë”, përfundoi Schmeichel./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!