Mbrëmjen e djeshme në Francë-Gjermani u rikthyen kafshimet në fushë, megjithëse shumë larg incidentit mes Luis Suarez dhe Giorgio Chiellini në Botërorin e vitit 2014.
Antonio Rudiger u duk se e kafshon Pogba, por arbitri nuk e pa dhe VAR nuk e shqyrtoi si rast. Pas ndeshjes Pogba thekson se Rudiger e ka kafshuar, por nuk e do ndëshkimin e tij nga UEFA.
“Mendoj se Rudiger më kafshoi, por ne e njohim njëri-tjetrin për një kohë të gjatë. I thashë arbitrit dhe ai e mori vendimin e tij. Për mua gjithçka u mbyll aty, tani thjesht dua të mendoj për futbollin.
Did Antonio Rüdiger try to have a nibble of Paul Pogba in the first half?#beINEURO2020 #EURO2020 #FRAGER
Watch Now – https://t.co/RRmQgctETJ pic.twitter.com/JY3dRoiSHj
— beIN SPORTS (@beINSPORTS_EN) June 15, 2021
Nuk u dha asnjë ndëshkim dhe më mirë kështu. Ishte ndeshje bukur dhe jam i lumtur për tifozët tanë. Nuk dua që Rudiger të pezullohet për diçka të tillë. Në fund të ndeshjes folëm dhe u përqafuam”, tha Pogba.
Në lidhje me këtë episod pas ndeshjes foli edhe mbrojtësi i Chelseas. “E di se nuk duhet të kisha shkuar në atë mënyrë, me gojën hapur pas shpinës së tij. Ne folëm shumë miqësisht me Paul dhe zgjidhëm gjithçka”, tha Rudiger /abcnews.al

