Manchester Undited do të përballet me Romën në gjysmëfinalet e Europa League dhe Paul Pogba, mesfushori francez i “Djajve të kuq”, thekson se rivali nuk ka shkuar në Angli për shëtitje.
Ai ka folur për UEFA.com dhe deklaron: “Është një sfidë e madhe, herët a vonë duhet të përballeshim me një ekip të shkëlqyeshëm.
E kemi nisur Europa League me mentalitet fituesi dhe duke menduar të ccojmë trofeun në fund.
Roma gjithashtu kërkon të fitojë, ata nuk kanë ardhur këtu për t’u argëtuar. Ne duhet të tregojmë se e duam trofeun më shumë se ata”. /abcnews.al