Pogba nuk udhëton me Junajtidin, sinjal për kalimin tek Reali

schedule17:45 - 3 Gusht, 2019

schedule 17:45 - 3 Gusht, 2019

Pol Pogba kërkon me çdo kusht kalimin tek Reali i Madridit. Kampioni i botës nuk udhëtoi me Mançester Junajtidin për ndeshjen ndaj Milanit, ndërsa klubi anglez theu rekordin botëror të blerjeve për një mbrojtës

Lëvizje ka, por priten të jenë edhe më të shumta.

Pol Pogba nuk ka pranuar të udhëtojë me Mançester Junajtidin drejt Kardifit për miqësoren ndaj Milanit, një sinjal i qartë i vullnetit të tij për të shkuar tek Reali I Madridit.

Tabloidi “Deili Meil” informon se kampioni i botës po përpiqet që të detyrojë klubin që të pranojë transferimin për në Spanjë, dhe të pranojë ofertën e madrilenëve prej 160 milionë eurosh.

Nuk dihet nëse trajneri Ole Gunar Solskjer do të bjerë dakord, ndërsa afati i fundit i lëvizjeve në futboll në Angli është 8 gushti, një ditë para fillimit të Premier Ligës.

Mançester Junajtid, ndërkaq, ka finalizuar marrjen e mbrojtësit të Leisterit, Harri Megajer.

Lojtari 26-vjeçar u bë rekordmen botëror për një mbrojtës, pasi për të u paguan plot 85 milionë paundë stërlina, që do të thotë mbi 95 milionë euro.

Megajer shkëlqeu në Kupën e Botës në Rusi me kombëtaren angleze, duke shënuar edhe gol, ndërsa transferimi i tij theu rekordin botëror vendosur vjet nga Liverpuli që pagoi 85 milionë euro për Van Dajkun.

Legjenda e klubit Sër Aleks Ferguson bëri shaka dhe hoqi një vërejtje.

“Ata duhet ta mbyllin djaloshin në një dhomë dhe të mos e lënë që të dalë pa firmosur, – citon “Deili Meili”, Sër Aleksin, – nuk e di sesi klubi nuk e mori më parë”.

Ndërkaq, Junajtidi shpreson që të kryhet shkëmbimi mes Romelu Lukakut e Paulo Dibalës së Juventusin.

Sulmuesi pritet të shkojë në Itali, ndërsa argjentinasi të ketë një rrogë vjetore mbi 11 milionë euro në sezon./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!