Tani për tani duket se ka qenë thjesht një udhëtim. Faktë është gjatë fundjavës, mesfushori i Juventusit ndodhej në Arabinë Saudite ku ndër të tjera vizitoi ambientet sportive të Al Ittihad.
Sipas raportimeve nga burime franceze, klubi saudit i ka ofruar Pogbas një kontratë trevjeçare me një pagë të përgjithshme prej 100 milionë eurove në tavolinë. Vetë Pogba, i pyetur nga një tifoz vendas, ka komentuar në lidhje me këtë gjë.
“Jo sot, ndoshta nesër…”, u përgjigj Pogba për pyetjen nëse do të luajë në Arabi.
Tifozi më pas vazhdon me pyetjet direkte: “Al Ittihad apo Al Ahly?”. Ndërsa Pogba u përgjigj me vetëm një “nuk e di”./h.ll/abcnews.al