Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba është në formë të mirë.
29-vjeçari iu bashkua klubit torinez verën e kaluar, por luajti ndeshjen e tij të parë që nga rikthimi më 28 shkurt, ndaj Torinos.
Francezi hyri si zëvendësues në minutën e 68-të dhe e ndihmoi skuadrën të fitojë derbin (4:2). Sipas Gianluca di Marzio, gjendja fizike e Pogba tani vlerësohet të jetë afër optimales. Mesfushori mund të startojë në ndeshjen e radhës kundër Romës, e cila do të zhvillohet më 5 mars.
Kujtojmë se para se të kthehej te Juventusi, Paul Pogba luante për Manchester United. /G.D abcnews.al/